Have a question?
033 3772 0409

Albanian Solicitors UK

Albanian Solicitors and Lawyers in London, UK

 

Një firmë avokatësh për Komunitetin shqiptar në Angli dhe në Uali

 

Avokatë Profesionistë Shqiptarë në Londër dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Avokatët Duncan Lewis përfajqësojnë më shumë se 20.000 klient në vit në zyrat e tyre në Londër dhe në qytetete kryesore të Mbretërisë e Bashkuar. Një numër i madh i klientëve tanë janë njerëz që kanë ardhur nga Shqipëria për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Kemi një grup specialistësh Shqipëfolës të dedikuar në Angli dhe në Uali që janë të impenjuar  të ofrojnë këshillën ligjore më të mirë tek ju, tek familja juaj dhe tek biznesi juaj.

 

Jemi firma më e madhe që ofrojmë ndihmë ligjore (këshillë ligjore falas në qoftë se mbuloni kriteret) në Angli dhe në Uali edhe në disa raste ofrojmë një shërbim “Pa fitore, pa pagesë” duke treguar kështu impenjimin tonë për të arritur rezultatin më të mirë për çështjen tuaj. Në qoftë se ju nuk mbuloni kriteret për të marr ndihmë ligjore atëhere cmimet tona për klient privat janë të ulta. Do kërkojmë të gjitha mënyrat  për të paguar çështjen tuaj me një cmim fiks, me cmim për orë, nëpërmjet një marrëveshje siguarioni ose nëpërmjet një paguesi të jashtshëm.

 

Shërbime ligjore për komunitetin Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Grupi jonë i specialistëve avokatëve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar specializohet në këto fushat e ligjit si më poshtë:

 

1.Plagosje personale në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk fiton, nuk paguan

 

Keni patur ndonjë aksident me makinë ose ndonjë aksidentë në punë në Angli ose ne Uali? Jeni plagosur në një vënd publik ose në një vënd ndërtimi?Grupi jonë i avokatëve Shqiptarë të specializuar në fushën e Plagosjes Personale ju siguron kompensimin  më të lartë. Gjeni të drejtën që meritoni në bazë të një shërbimi “nuk fiton, nuk paguan”.

 

2.Neglizhencë mjekësore nga Doktori/NHS në  Mbretërinë e Bashkuar. Nuk fiton, nuk paguan

 

A përfundoj keq operacioni juaj shëndetësor, dentar ose kozmetikë në Mbretërinë e Bashkuar? Keni vuajtur pa arsyje nga doktori, kirurgu, infermierja ose personeli mjekësor. Doli me vonesë diagnoza juaj? A ka vuajtur ndonjë pjesëtar familjar nga dëmtimi në tru? Grupi jonë i dedikuar i avokatëve Shqiptarë i specializuar në fushën e Neglizhencës Mjekësore ju siguron një kompensim sa më të lartë në bazë të një shërbimi “nuk fiton, nuk paguan”.

 

3.Neglizhencë profesionale. Nuk fiton, nuk paguan

 

A ju ka ofruar këshillë të gabuar avokati, llogaritari, arkitekti, topografi ose inxhinjeri?Grupi jonë i dedikuar i avokatëve Shqiptarë të specializuar në fushën e Neglizhencës Profesionale ju siguron maksimumin e kompensimit  që meritoni për ju dhe familjen tuaj në bazë të një shërbimi “nuk fiton, nuk paguan”.

 

4.Jeni akuzuar për krim në Angli ose në Uali

 

A jeni akuzuar për krim në Mbretërinë e Bashkuar? Rrezikoheni tju rikthejnë në Shqipëri? Shqetësoheni se mos futeni në burgë? Dëshironi të bëni një apel kundra një dënimi? Avokatët tonë Shqiptarë të specializuar në Krimin munden tju përfaqësojnë 24 orë në ditë në stacionin e policisë dhe në gjykata për çfardo lloj vepre penale. Ne specilizohemi në cdo lloj mashtrimi të rëndë dhe në krime financiare. Gjithashtu, specializohemi në mashtrim të ndihmave financiare, vjedhje, sulm, përdhunim,vrasje, import droge,ekstradim, trafikim dhe konfiskim të pasurisë që keni në Mbretërinë e Bashkuar.

 

5.Emigracioni nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar

 

Shqetësoheni se mos ju futin në kamp ose mos ju dëbojnë nga Mbretëria e Bashkruar?

 

A keni ju ose familja juaj probleme me vizën? Avokatët tonë Shqiptarë  specializohen në çështjet e emigracionit dhe konkretisht në kërkesat për nënshtetësinë nga Mbretëria e Bashkuar ose nga Bashkimi Evropian. Grupi jonë i këshilluesve ka mundësi tju ndihmoj me apel në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu edhe me vlerësim të procedurave kundra një vendimi që është marr nga Home Office, nga Ambasada e Mbretërisë së Madhe, nga konsulata britanike d?e nga nënpunësi i emigracionit. Përfaqvsojmë rregullisht klientët tonë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Emigracionit dhe të Azilit, në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën e Apelit.

 

Dëshironi të punësoni nënshtetas të huaj në M.B? Grupi jonë i avokatëve të specializuar ka mundësi tju ndihmoj me çështje të nderlikuara të emigracionit , të punësimit, të ligjeve dhe rregullave në M.B

 

6.Probleme strehimi në M.B

 

A refuzon pronari i shtëpisë tuaj të rregulloj catin/tavanin, murret, ose difekt elektrikë ose jetoni në një shtëpi me lagështir dhe myk? Ju kanë imponuar një dalje të paligjëshme nga shtëpia? Ju kanë konfiskuar shtëpin? Në qoftë se po, grupi jonë i avokatëve Shqipëfolës që specializohen në çështje strehimi dhe banese, munden tju këshillojnë që të kërkoni një dëmshpërblim të menjëhershëm nga pronari i shtëpisë.

 

7.Këshilla për divorcë, Familje dhe Fëmijët në M.B

 

Jeni viktim e dhunës shtëpiake? Dëshironi të merrni divorcë ose të ndaheni nga bashkëshorti? Ju kanë rëmbyer fëmijën që është më i vogël se 18 vjec dhe rëmbyesi është pjestari i familjes tuaj? Kanë ndërhyrë shërbimet sociale për kujdesjen e fëmijëve? Dëshironi të adoptoni një djal ose vajzë, një beb ose një fëmijë në M.B? Grupi jonë i avokatëve Shqiptarë të specializuar në fushën e ligjit familjar kanë mundësi të lehtësojnë procedura ligjore zyrtare duke i bërrë sa më pak të dhimbshme, sidomos në raste që marrin pjesë fëmijë.

 

8.Konflikte ligjore në M.B

 

Keni ndonjë problem me kontratën tuaj? Dëshironi të zgjidhni një konflikt? Dëshironi të bëni një kërkesë për dëmshpërblim kundra një personi ose një biznesi? Ju kanë bërë padi në M.B? Shqetësoheni për ligjin që imponohet në çështje borxhi? Avokatët tonë Shqiptarë të specializuar në çështje konflikti gjyqësor munden tju këshillojnë për zgjidhjen e konfliktit tuaj që të fitoni një dëmshpërblim në mënyrën më efikase dhe sa më shpejt që të jetë e mundur.

 

9.Avokatë për biznesin tuaj në M.B

 

Keni probleme me ndonjë klient ose me furnitorin tuaj? Ju kanë bërë padi në M.B? Keni nevoj për një licencë për aktivitete tregtare? Përballoni probleme me pronarin ose me qiraxhiun e aktivitetit tuaj? Keni nevoj për ndihmë në lidhje me krijimin e një biznesi në M.B? Bëhen hetime për ju ose për biznesin tuaj nga Zyra e Taksave, nga agjensija e standartëve ushqimore ose ndonjë tjetër organ rregullator? Në qoftë se po, atëhere telefononi sot dhe flisni në mënyrë konfidenciale me grupin tonë të avokatëve të specializuar në konflikte profesionale.

 

10.Këshillë ligjore në lidhje me ligjin e punësimit në M.B

 

Ju kanë dëbuar nga puna pa të drejtë? Mendoni se ju ngacmojnë ose ju diskriminojnë? Keni hasur ndonjë problem me kontratën e punësimit? Avokatët tonë Shqiptarë të specializuar në çështje punësimi munden tju këshillojnë në lidhje me zgjidhjen e konfliktit tuaj me qëllim të fitoni dëmshpërblimin nga punëdhënësi në mënyrën më efikase dhe të shpejtë.

 

Keni për qëllim të punësoni punëtorë në M.B? Grupi jonë i këshilluesve të specializuar në çështje punësimi  mundet tju ndihmoj me çështje ligjore punësimi të nderlikuara dhe rregullat në M.B

 

Këshilluesit tonë Shqiptar dhe Specialistat në M.B

 

Kur vizitoni Duncan Lewis, vini në një vënd që përbëhet nga 325 avokatë të kualifikuar (shumica e tyre janë të njohur nga Law Society Panel) dhe nga më shumë se 355 avokatë praktikantë, këshillues ligjorë dhe personel mbështetës që janë të gatshëm të dedikojnë kohë që të digjojnë problemin tuaj, ta vlerësojnë dhe të flasin nga ana juaj kur është e mundshme duke prezantuar versionin tuaj në mënyrë sa më të plotë me qëllim të arrijnë përdorimin e mjeteve gjyqësore më të përshtatshme për problemin tuaj.

 

Grupi jonë i avokatëve me eksperienc dhe përkthyesit tonë do bëjnë gjithmon të pamundurën për çështjen tuaj. Avokatët tanë janë gjithmon të pranishëm që tju digjojnë, tju ndihmojnë dhe zëri juaj të dëgjohet. Avokatët Duncan Lewis kanë Law Society LEXCEL, investorë në People Gold Standard për sa i përket cilësisë të shërbimeve tona. Gjithashtu njihen si zyra e avokatëve më e mirë dhe e para ndërmjet 10 firmave avokatore në shtet sipas botimit Legal 500 2015 Chambers 2016 në M.B.

 

Do na gjeni në më shumë se 50 zyra në M.B dhe zyrat tona kryesore gjënden në Birmingham, Bradford, Cardiff, Croydon Leicester, Luton, Manchester, Milton Keynes, Leeds dhe London.

 

Telefononi një këshillues Shqiptar në:

 

Kontaktoni me avokatët tonë Shqiptarë në M.B

 

Komunikoni nëpërmjet Skype me një këshillues në M.B:

 

Njihni grupin tonë Shqiptar:

 

 

 

Call us now on 033 3772 0409 or click here to send online enquiry.
Duncan Lewis is the trading name of Duncan Lewis (Solicitors) Limited. Registered Office is 143-149 Fenchurch St, London, EC3M 6BL. Company Reg. No. 3718422. VAT Reg. No. 718729013. A list of the company's Directors is displayed at the registered offices address. Authorised and Regulated by the Solicitors Regulation Authority . Offices all across London and in major cities in the UK. ©Duncan Lewis >>Legal Disclaimer, Copyright & Privacy Policy. Duncan Lewis do not accept service by email.